Ndërlidhjet

Futboll: Kosova humbi, takimi Maqedonia – Shqipëria 1:1


Pamje nga një ndeshje e mëparshme e Kosovës

Në ndeshjen e Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018, kombëtarja e futbollit e Kosovës mbrëmë pësoi disfatë kundër Finlandës me rezultat 0:1, në ndeshjen e cila u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë.

Të vetmin gol e shënoi Pukki në minutën e 83-të.

Kjo është disfata e shtatë e njëpasnjëshme e Kosovës në kualifikimet e para për garën më prestigjioze të futbollit në botë.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që u zhvillua mbrëmë në Strumicë, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, dhe duket se gjasët e kombëtares shqiptare për tu kualifikuar për garat e mëtejshme janë minimale.

Në ndeshjen e Grupit G të kualifikimeve për Kampiponatin Botëror, Shqipëria avancoi me golin e Roshit në minutën e 52, ndërsa kombëtarja vendëse barazoi në minutën e 78 nga penaltia.

XS
SM
MD
LG