Ndërlidhjet

BE-ja i vazhdon sanksionet kundër Rusisë


Bashkimi Evropian do t’i vazhdoj sanksionet kundër Rusisë dhe separatistëve të mbështetur nga Moska në pjesën lindore të Ukrainës, edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa me gjasë, në këtë listë do të mbetet edhe ambasadori i ri i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, thonë diplomatët.

Ambasadorët nga 28 vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sot në Bruksel për vazhdimin e këtyre masave, kanë thënë disa diplomatë, të cilët ishin të afërt me bisedimet e sotme, por nuk janë të autorizuar që publikisht të flasin për këtë çështje.

Pritet që më 14 të këtij muaji, ministrat e drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, do ta japin konfirmimin final, vetëm një ditë para se sanksioneve ekzistuese tu kaloj afati.

Diplomatët thonë se ambasadori i ri i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, do të mbetet në listën e sanksioneve, pasi asnjë vend nuk ka kërkuar largimin e tij.

Antonov, ish-zëvendësministër i mbrojtjes dhe zëvendësministër i jashtëm, i cili ka arritur në Uashington më 31 gusht, për ta filluar detyrën e tij të re, është në listën e sanksioneve të BE-s dhe Kanadasë, por jo edhe në atë të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG