Ndërlidhjet

Protesta për zbardhjen e vrasjes së gazetares në Indi


Protesta në Indi. Foto nga arkivi
Protesta në Indi. Foto nga arkivi

Vrasja e gazetares, Gauri Lankesh, në Indi ka nxitur protesta të ashpra në vend nga protestuesit që thonë se ajo është vrarë ngase kishte kritikuar kryeministrin, Narendra Mondi.

Aktivistët indianë, politikanë dhe gazetarë kanë kërkuar që të bëhet një hulumtim i plotë rreth vrasjes së Lankesh, e cila ishte redaktore e një reviste dhe kishte kritikuar partinë nacionaliste në pushtet.

Lankesh, 55 vjeçe, ishte qëlluar për vdekje nga tre persona të armatosur derisa ajo po hynte në shtëpinë e saj në Bangalore.

Mijëra veta janë mbledhur në qytetin e Bangalore-s në përkujtim të viktimës.

Forumi i shkrimtarëve indianë e ka cilësuar vrasjen e gazetares si “vazhdim të trishtë” të sulmeve që u janë bërë viteve të fundit shkrimtarëve, artistëve dhe inelektualëve që e kanë kritikuar qeverinë e Modi-t.

Presidentja e Korpusit të shtypit të grave indiane tha se “shuarja e gazetarëve, është një paralajmërim i rrezikshëm për demokracinë indiane”.

XS
SM
MD
LG