Ndërlidhjet

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Kolumbi


Papa Françesku. Foto nga arkivi

Papa Francesku ka udhëtuar për në Kolumbi, për të “shëruar plagët” e konfliktit të armatosur në Amerikën Latine. Gjatë vizitës së tij simbolike pesëditore, Papa Françesku pritet të i'u drejtohet liderëve kolumbianë për dallimet sociale dhe ekonomike që për pesë dekada kanë nxitur rebelime të armatosura.

Në një videomesazh, në prag të largimt të tij, Papa u ka bërë thirrje kolumbianëve që të “bëjnë hapin e parë” dhe të ndihmojnë njëri tjetrin për hirë të paqes dhe të së ardhmes.

"Kolumbia për shumë kohë, ka kërkuar dhe punuar për paqen...një paqe stabile dhe jetëgjatë, në mënyrë që të shohim dhe trajtojmë njëri tjetrin si vëllezër e jo si armiq” shtoi ai.

Gjatë qëndrimit në Kolumbi, papa do të shpallë të lumë dy priftërinj të vrarë gjatë aferës guerille, duke i shpallur ata martirë që janë vrarë nga urrejtja, për besimin e tyre.

XS
SM
MD
LG