Ndërlidhjet

Kuvendi voton Qeverinë e re të shtunën


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për të shtunën seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se seanca do të mbahet në orën 16:00.

“Është seancë e jashtëzakonshme, do të jetë zgjedhja e qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë, kemi shumë punë. Qeveria e ardhshme ka shumë punë Kosova do të vazhdojë orientimin e vet euroatlantik”, ka thënë Veseli.

Mandatri për kryeministër Ramush Haradinaj, pritet që të prezantojë para Kuvendit të Kosovës Qeverinë e re, e cila duhet t’i marrë të paktën 61 vota të deputetëve për tu zgjedhur.

Koalicioni i ri përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e re si dhe pakicat serbe dhe ato joserbe.

XS
SM
MD
LG