Ndërlidhjet

OKB: 290 mijë myslimanë nga Birmania arritën në Bangladesh


Refugjatët Rohingya duke arritur në Bangladesh pasi me anije e kaluan kufirin detar

Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit mysliman, Rohingya, janë larguar nga Birmania dhe kanë arritur në Bangladesh, gjatë 15 ditëve të fundit, prej se ka shpërthyer dhuna e re, kanë njoftuar sot Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët thanë se Kombet e Bashkuara kanë gjetur më tepër pjesëtarë të këtij grupi në fshatra dhe në hapësira që ë parë nuk ishin përfshirë nga agjencitë humantiare.

“Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit Rohingya arritën në Bangladesh prej 25 gushtit”, tha Joseph Tripura, zëdhënës i Agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Refugjatët i akuzojnë forcat e sigurisë së Birmanisë (e njohur edhe si Mianmar) dhe turmat budiste, për shkatërrimin dhe ndezjen e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë po përgjigjen ndaj një sulmi të muajit të kaluar kundër pikave policore nga militatët Rohingya.

Raportohet se pjesëtarët e minoritetit mysliman, Rohingya, janë të diskriminuar në Mianmar, me popullatë shumicë budiste, meqë nuk u jepet shtetësia.

XS
SM
MD
LG