Ndërlidhjet

Konstituohet Kuvendi i Shqipërisë, kryetar Gramoz Ruçi


Pamje nga një seancë e mëparshme e Kuvendit të Shqipërisë
Pamje nga një seancë e mëparshme e Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë në përbërje të 140 deputetëve të rinjë, është konstituuar mbrëmë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste.

Zoti Ruçi u zgjodh pasi për të votuan 80, ndërsa kundër ishin 40 ligjvënës. Partia Demokratike në opozitë votoi kundër tij, ndërsa partia tjetër në opozitë, Lëvizja Socialiste për Integrim, në shenjë proteste u largua nga seanca para votimit.

Në këtë përbërje të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Socialiste i ka 74 deputetë, Partia Demokratike 43, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka 19 deputetë, ndërsa katër vendet e tjera i kanë dy parti më të vogla.

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nominuar për kryeministër dhe e ka formuar një kabinet të reduktuar në krahasim me qeverinë e mëparshme, për të cilin votimi në parlament pritet të mbahet javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG