Ndërlidhjet

Pakistan: 10 anëtarë të një familjeje e humbën jetën në aksident trafiku


Ilustrim
Ilustrim

Nga Pakistani raportohet se së paku 10 vetë e kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar kur një makinë e udhëtarëve mbrëmë është përplasur me një rimorkio në provincën jugore, Punxhab.

Policia tha se aksidenti ishte shkaktuar nga shpejtësia e madhe e shoferit të minibusit të udhëtarëve, pasi e humbi kontrollin dhe u ndesh me rimorkion afër qytetit Lajah.

Autoritetet thanë se 10 vetë, që e kanë humburr jetën në minibus, ishin anëtarë të një familjeje dhe udhëtonin për të shkuar në një dasmë.

XS
SM
MD
LG