Ndërlidhjet

Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve


 Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka falënderuar deputetët që e votuan dhe ata që e kundërshtuan votimin e tij për kryeministër.

"Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë", ka shkruar Haradinaj.

Ai është zotuar para qytetarëve se do të jetë në shërbimin të tyre e të shtetit, dhe do të punoj me mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

"Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunoj ngushtë me opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median", shkruan ndër të tjera Haradinaj.

Ai ka treguar se ka marrë urime të ndryshme nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, dhe nga diplomatë e përfaqësues shtetesh.

XS
SM
MD
LG