Ndërlidhjet

Ukraina nisë hetim penal ndaj Saakashvilit


Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvilli
Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvilli

Policia në Ukrainë thotë se kanë nisur një hetim penal ndaj ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, pasi ky i fundit sfidoi autoritetet duke u kthyer në Ukrainë, vend ky që i'a kishte revokuar nënshtetësinë.

I mbështetur nga qindra vetë, Saakashvili, ish-presidenti gjeorgjian dhe ish-guvernatori ukrainas i rajonit Odesa, ka hyrë në Ukrainë duke kaluar nga Polonia, përmes një koridori të rojeve kufitare të Ukrainës.

Prokurori, Yuriy Lutsenko ka thënë se akuzat bien mbi organizatorët që mundësuan hyrjen e pa autorizuar të Saakashvilit.

Në një deklaratë të policisë, në veri të Ukrainës, ku thuhet se Saakashvilli kishte kaluar natën, policia rajonale kanë hetuar “ngjarjet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”.

Në deklaratë nuk përmendet emri i Saakashvilit, por policia thonë se ata që do të shpallen fajtorë për kalimin illegal të kufirit, mund të ndëshkohen deri ne 5 vite burgim.

Saakashvili pretendohet të njihet nga UNHCR si “pa nënshtetësi” dhe ka thënë se ai dëshiron të sfidojë tërheqjen e nënshtetësisë së tij në një gjykatë në Ukrainë.

Saakashvili, rrezikon arrestimin e tij, e poashtu edhe ekstradimin në Gjeorgji, ku ai akuzohet për shpërdorim të pronës dhe abuzim me pozitën zyrtare, gjatë nëntë viteve sa shërbeu si president vendit.

XS
SM
MD
LG