Ndërlidhjet

“The Handmaid’s Tale” fiton çmimet kryesore Emmy


Çmimi Emmy

Seriali “The Handmaid’s Tale” ka fituar tre çmimet kryesore Emmy.

I bazuar në novelen e autores kanadeze, Margaret Atwood, seriali televiziv ka marrë çmimin e dramës më të mirë, të regjisorit më të mirë për Reed Morano dhe të aktores më të mirë për Elisabeth Moss.

Seriali shqyrton cështjet e grave të nënshtruara në një shoqëri totalitare dhe mjetet e ndryshme me të cilat fitojnë individualizëm dhe pavarësi.

Emmy është një çmim amerikan që njeh përsosmërinë në industrinë televizive dhe korrespondon me Oscar-in për filmin apo çmimin Grammy për muzikën.

XS
SM
MD
LG