Ndërlidhjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi kancelaren Angela Merkel për mandatin e katërt në krye të Qeverisë gjermane.

"Përgëzime kancelares Merkel për mandatin e ri. Është një fitore që forcon Evropën dhe forcon shanset e integrimit të Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor", shkroi Thaçi në Twitter.

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani janë mbajtur të dielën.

Blloku demokristian i Merkelit ka dalë i pari, porse i duhet të gjejë partner koalicioni për të qeverisur.

Lexoni edhe këtë:

Merkel në kërkim të partnerëve të koalicionit

XS
SM
MD
LG