Ndërlidhjet

Gjashtë anëtarë të administratës Trump kanë përdorur emailin privat


Jared Kushner dhe Ivanka Trump.
Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Së paku gjashtë anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump - në mesin e tyre dhëndrri dhe vajza, që të dy këshilltarë të tij - kanë përdorur emailet private për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, ka pranuar përmes avokatit se ka përdorur emailin privat në ditët e para të administratës.

Sipas gazetës New York Times, Ivanka Trump, këshilltarët e tjerë, Gary Cohn dhe Stephen Miller, si dhe ish-anëtarët e administratës, Steve Pannon dhe Reince Priebus, kanë përdorur po ashtu emailin privat për punë zyrtare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.

Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.

Clinton tha se raportet se gjashtë zyrtarë të administratës Trump kanë përdorur emailet private për punë zyrtare janë "kulmi i hipokrizisë".

XS
SM
MD
LG