Ndërlidhjet

SHBA: Senatori Corker thotë se do të tërhiqet vitin e ardhshëm


Bob Corker

Politikani Bob Corker, kryesues me ndikim i Komitetit për marrëdhënie të jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara, ka shpallur mbrëmë se do të tërhiqet vitin e ardhshëm, pasi i skadon mandati.

Zoti Corker theksoi se dëshiron të jetë i lirë nga presionet politike, që vijnë me rizgjedhje, pasi ai të vendos se si të votojë për legjislacionet në Senat gjatë muajve të ardhshëm.

“Besoj se shërbimi më i rëndësishëm publik që unë mund t’i ofroj vendit tonë, mund të ndodhë gjatë 15 muajve të ardhshëm dhe unë dëshiroj të jem në gjendje që të veproj në mënyrë të pavarur, ashtu siç kam vepruar në 10 vitet dhe nëntë muajt e karrierës sime në Senat”, tha Corker në deklaratën e tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pat kërkuaar nga zoti Croker, që është republikan i qendrës, i njohur për punën e tij me demokratët për miratimin e legjislacioneve, që të jetë sekretar i shtetit në administratën e tij. Por, dallimet e tyre u paraqitën muajin e kaluar kur Corker ashpër e kritikoi Trumpin lidhur me dhunën në Shartlotsvill të Virxhinias.

“Ekziston nevoja që të ketë disa ndryshime radikale”, thaa Corker dhe ka shtuar se “presidenti ende nuk ka qenë në gjendje të demonstroj stabilitet ose ndonjë kompetencë që i duhet që të jetë i suksesshëm”.

XS
SM
MD
LG