Ndërlidhjet

Haradinaj për vizitë në Tiranë


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, pas emërimit në postin e kryeministrit.

Garda e Republikës së Shqipërisë është rreshtuar për pritjen e kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrat e qeverisë.

Haradinaj po shoqërohet nga disa ministra të qeverisë së Kosovës, kurse në agjendë, përveç takimit me kryeministrin Edi Rama, është paraparë të bëhet edhe përurimi i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Haradinaj pritet të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

XS
SM
MD
LG