Ndërlidhjet

Interpoli e ka miratuar kërkesën palestineze për pranim


Pamje e ndërtesës ku gjendet selia e Interpolit
Pamje e ndërtesës ku gjendet selia e Interpolit

Interpoli e ka miratuar kërkesën e Autoritetit Palestinez për pranim në këtë organizatë policore.

“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomone tash janë vende anëtare të Interpolit”, thuhet në një postim të sotëm në rrjetin Twitter nga ana e Interpolit.

Kandidatura palestineze është miratuar në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Interpolit, që po mbahet në Pekin të Kinës.

Organizata për Çlirimin e Palestinës ka shkruar në rrjetin Twitter se më tepër se 75% të anëtarëve të Interpolit kanë votuar për miratim të kërkesës për pranim.

Kjo kërkesë ishte bërë në kuadër përpjekjeve palestineze për pranim në institucionet ndërkombëtare për ta avancuar qëllimin për shtetësi.

Izraeli, që i kundërshton përpjekjet e këtilla palestineze dhe ka lobuar fuqishëm kundër tyre, nuk ka pasur koment të menjëhershëm për vendimin më të ri të Interpolit.

Vitin e kaluar, kundërshtimi Izraelit ka çuar në suspendimin e kërkesës palestineze për tu bashkuar në Interpol.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG