Ndërlidhjet

Tillerson në Kinë, bën thirrje për “qetësi” ndaj Koresë së Veriut


Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë takimit në Kinë.
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë takimit në Kinë.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe zyrtarë të tjerë, për të diskutuar rreth tregtisë, kërcënimeve të Koresë së Veriut dhe vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Kinë.

Tillerson ka bërë thirrje për qetësi rreth situatës në gadishullin Korean, por ka thënë se Korea e Veriut duhet të ndalojë testimin e raketave.

“Me sa duket, do na ndihmonte shumë nëse Korea Veriore do të ndalonte përdorimin e raketave”, u ka thënë Tillersoni gazetarëve në Pekin.

“Kjo do t’i qetësonte gjërat shumë”, ka shtuar ai.

Tillerson u ka thënë gazetarëve se SHBA-të kanë “lidhje të komunikimit me Phenjanin”. “Nuk jemi në një situatë të zezë ... kemi disa kanale të hapura për Phenjanin”, ka shtuar Tillerson.

Uashtingtoni do që Kina të ndërmarrë hapa kundër Koresë së Veriut, si përgjegjie ndaj armëve të saja bërthamore dhe raketave balistike ndërkontinentale.

Vizita zyrtare e Trump-it në Kinë, pritet të mbahet në nëntor të vitit 2017.

XS
SM
MD
LG