Ndërlidhjet

Përpjekjet humanitare të aktivistëve serbë për rekord botëror


Vullnetarët ndihmojnë në punimin e mozaikut që synon rekordin botëror në Novi Sad
Vullnetarët ndihmojnë në punimin e mozaikut që synon rekordin botëror në Novi Sad

Më shumë se 300 aktivistë nga Serbia, janë mbledhur në qytetin e Novi Sad-it në përpjekje për të thyer rekord për mozaikun më të madh me kapakë të shisheve të plastikës.

Kjo ngjarje u organizuar nga organizata humanitare jofitimprurëse “ Nga kapakët te buzëqeshja”, e cila për pesë vite ka grumbulluar kapakë të shisheve të plastikës dhe i ka përdorur për të mbledhur para për fëmijët me nevoja të veçanta.

Organizatorët thanë se mozaiku në qendër të qytetit është 621 metra katrorë, me motive ekologjike si dhe simbole të Novi Sad-it.

Qindra vullnetarë, shumica fëmije dhe të rinj, kanë punuar për të mbledhur afëro 800 mijë kapakë për projektin.

Përgjatë pesë viteve, organizata ka grumbulluar 100 ton kapakë.

Me 6 ton kapakë mund të blihet vetëm një karrocë për persona me nevoja të veçanta.

XS
SM
MD
LG