Ndërlidhjet

HRW: Irani rekruton fëmijët afgan për të luftuar në Siri


Iran -- komandantët e IRGC Mohammad Pakpour dhe Mohammad Taghi Osanlou

Human Rights Watch thotë se Rojet e Revolucionit Islamik të Irakut (IRGC) kanë rekrutuar fëmijët afgan emigrantë, që jetojnë në Iran, për të luftuar në konfliktin në Siri.

Avokati i të drejtave të njeriut në Nju Jork, tha në një deklaratë se fëmijët afgan, më të ri se 14 vjeç kanë luftuar në divizionin e Fatemiyun, grup i armatosur i mbështetur nga Irani që lufton bashkë me forcat qeveritare në konfliktin sirian.

“Irani duhet të ndalojë menjëherë rekrutimin e fëmijëve dhe t’i kthejë fëmijët aftan që janë në Siri”, tha Sarah Leah Whitson, drejtoreshë e Human Rights Watch në Lindjen e Mesme.

HRW tha se një foto me varreza iraniane, identifikoi tetë fëmijë afgan të cilët me sa duket vdiqën duke luftuar në Siri.

Raportet e medias iraniane vërtetuan disa nga këto raste dhe raportuan të paktën gjashtë raste të fëmijëve afganë që vdiqën duke luftuar.

Sipas ligjin ndërkombëtarë, rekrutimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë aktive në luftime, konsiderohet krim lufte.

XS
SM
MD
LG