Ndërlidhjet

SHBA: Irani ne listen e vendeve që nuk po lufton trafikimin e qenieve njerëzore


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

SHBA-ja ka thënë se po shton Iranin në listën e vendeve që akuzon, për mos luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, dhe se ka rritur kurfizimet ndaj Rusisë, e cila ishte tashmë në listë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bashkë me Iranin, Venezuelën, edhe katër vende të Afrikës do të shtohen në listë, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Sudani Jugor dhe Sudani.

Bashkë me Rusinë, vendet në listë që do të përballen me sanksione shtesë janë, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria. Këto vende do të privohen nga pjesmarrja në programet kulturore dhe të shkëmbimit me SHBA-në.

Administrata e Presidentit Trump, gjithashtu urdhërori Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe drejtorët ekzekutiv të SHBA-së në bankat e tjera të zhvillimit multilateral, për të votuar kundër dhënies së kredive ose fondeve në Rusi, Iran ose Kore të Veriut për vitin 2018.

Sipas një ligji në vitin 2000, SHBA-ja nuk siguron asistencë jo humanitare, për vendet që nuk përmbushin standardet minimale dhe nuk marrin masa për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

XS
SM
MD
LG