Ndërlidhjet

Trump do të vizitojë Porto Rikon dhe Las Vegasin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitojë dy anët e tragjedisë amerikane – Porto Rikon e goditur nga uragani dhe qytetin e Las Vegasit, i cili u trondit nga vrasja më e madhe masive me armë, në historinë e SHBA-së.

Trumpi do e vizitojë Porto Rikon me 2 tetor, vetëm pas dy javësh kur uragani Maria goditi këtë territor amerikan.

Trump është përballur me kritika për mënyrë e trajtimit të fatkeqësisë në këtë ishull, ku shumica e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike dhe sinjale telefonike. Banorët po ashtu po përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe karburantit.

Pas udhëtimit në Porto Riko, Donald Trump, do të udhëtojë për në Las Vegas, qytet ku mbetën të vdekur së paku 59 persona dhe u lënduan 527 nga të shtënat me armë.

Trump e ka quajtur sulmin në Las Vegas si “akt djallëzor” dhe ka shprehur “ trishtim, troditje dhe pikëllim” për të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG