Ndërlidhjet

Ende i paqartë motivi i sulmit në Las Vegas


Sumi me armë në Las Vegas

Motivi i personit të armatosur, përgjegjës për vrasjet në Las Vegas të SHBA-së, mbetet i paqartë, derisa autoritetet raportojnë se kanë gjetur eksploziv dhe municion në shtëpi dhe makinë të vrasësit.

Autoritetet thanë se, Stephen Paddoc, 64 vjeç kishte shtënë për disa minuta, para se të vriste veten, ndërsa oficerët kishin hyrë në dhomën e tij.

Sherifi, Joseph Lombardo, tha se oficerët në shtëpinë e Paddoc, në Nevada kishin gjetur më shumë se “ 18 armë zjarri, eksploziv dhe emunicion”.

Zyrtarët kanë raportuar për 59 vdekje, dhe thanë se të paktën 527 veta u plagosën në sulmin e shkaktuar nga Stephen Paddoc, i cili hapi zjarr me pushkë automatike nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës.

Tragjedia e Las Vegasit u konsiderua ndër vrasjet masive më të mëdha në historinë e SHBA-së, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur sulmin “ akt djallëzor” dhe ka shprehur “ trishtim, troditje dhe pikëllim” për të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG