Ndërlidhjet

Macron ka ofruar ndërmjetësim ndërmjet Irakut dhe kurdëve


Pamje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të presidentit Macron (djathtas) dhe kryeministrit al-Abadi sot në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ofruar të ndërmjetësojë ndërmjet qeverisë së Irakut dhe kurdëve, pas referendumit për pavarësi të mbajtur muajin e kaluar.

Këtë ofertë ai ia paraqiti sot në Paris kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, ku ata kanë biseduar për shumë çështje, përfshirë mbështetjen franceze për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ripërtritjen e ekonomisë së Irakut.

Iraku ka kërkuar anulimin e referendumit të mbajtur më 25 shtator në të cilin 92.7% e atyre që morën pjesë në votim, u shprehën për pavarësi.

Macron tha se Franca e mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka shprehur shqetësim për situatën me kurdët, pas referendunimit.

XS
SM
MD
LG