Ndërlidhjet

Kazuo Ishiguro e fitoi Çmimin Nobel për letërsi


Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro

Shkrimtari nga Britania, Kazuo Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobel 2017 për letërsi, për shkrimet e tij “me forcë të madhe emocionale”, ka shpallur sot Akademia Suedeze.

Ishiguro është i njohur për romanin e tij të vitit 1989, Mbetjet e Ditës (The Remains Of The Day).

Ishiguro “në veprën e tij me forcë të madhe emocionale, i ka zbuluar ndjenjat tona iluzore nën humnerën e lidhjes me botën”, thuhet në arsyetimin e Akademisë për dhënien e çmimit, i cili fituesit i sjell edhe 1.1 milion dollar amerikan.

Ky shkrimtaar është i lindur në Nagasaki të Japonisë në vitin 1954, ndërsa si fëmijë ka kaluar në Britani, ku jeton edhe sot.

Ai shkruan në gjuhën angleze.

Fituesi i çmimit të sotëm paraqet kthesë në interpretimin kryesor të literaturës, pasi në vitin 2016 ky çmim iu dha këngëtarit amerikan, Bob Dylan.

Këto çmime e bartin emrin e zbuluesit të dinamitit, Alfred Nobel, dhe prej vitit 1901, jepet për të arritura në shkencë, literaturë dhe për paqe.

XS
SM
MD
LG