Ndërlidhjet

Arrestohet përsëri shefi i fushtatës së Navalnit


Udhëheqësi i fushatës zgjedhore të Aleksei Navalnit, Leonid Volkov.

Policia në Moskë ka arrestuar udhëheqësin e fushatës zgjedhore të Aleksei Navalnit, Leonid Volkov, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga burgu, thotë avokati i tij.

Ivan Zhdanov, ka shkruar në Twitter se klienti i tij ishte arrestuar përsëri pavarësisht nga vendimi i gjykatës në Moskë për të ulur dënimin e klientit të tij në 20 ditë burgim.

Nuk është ende e qartë përse Volkov është arrestuar përsëri.

Zhdanov kishte thënë më herët se Volkov ishte dërguar në rihetim në Nizhny Novgorod, ku ai ishte arrestuar herën e parë.

Navalny dhe Volkov u shpallën fajtorë për thirrjet e tyre për protesta të paligjshme në qytetin e Rusisë, Nizhny Novgorod.

Ata u dënuan me nga 20 ditë burgim.

XS
SM
MD
LG