Ndërlidhjet

Së paku 12 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Pakistan


Ilustrim- Foto nga arkivi

Zyrtarët pakistanezë thonë se në një sulm vetëvrasës me bombë, në një vend të shenjtë shiit, në jugperëndim të vendit janë vrarë të paktën 12 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi ka ndodhur më 5 tetor, në lagjen Jhal Magsi, që ndodhet 300 kilometra në lindje të kryeqytetit të Provincës Balochistan.

Zëdhënësi i provincës, Anwarul Haq Kakar, ka thënë se të vdekurit dhe të plagosurit po dërgohen në spitalet më të arërta.

Deri më tani, asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Për sulme të ngjashme në të kaluarën, përgjegjësinë e kanë marrë grupe esktremiste si talibanët apo grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG