Ndërlidhjet

Serbi: Protestuesit kërkuan zgjedhje lokale korrekte


Pamje nga protesta e mbrëmshme në Beograd

Disa qindra protestues janë tubuar në Beograd dhe kanë kërkuar zgjedhje lokale korrekte, të parapara për vitin e ardhshëm.

Protesta e mbrëmshme është organizuar nga lëvizja Shtetasit e Lirë, e themeluar nga ish-avokati i popullit dhe personalitet politik opozitar, Sasha Jankoviq.

Protestuesit kërkuan trajtim të barabartë nga mediat dhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë në votimet në Beograd, në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Liderët opozitarë kanë shprehur dyshime se partitë qeveritare po planifikojnë mashtrime në votime.

Këto zgjedhje gjërësisht shihen si test për presidencën e Aleksandar Vuçiqit.

Më herët këtë vit, zoti Vuçiq triumfoi në zgjdhjet presidenciale dhe koalicioni i tij konservator e udhëheq qeverinë e Serbisë.

Por, partitë opozitare shpresojnë që partia e tij të mos fitoj në zgjdhjet lokale në Beograd, derisa liderët opozitarë e kanë akuzuar Vuçiqin për shtypje të lirive demokratike dhe për goditje kundër mediave.

XS
SM
MD
LG