Ndërlidhjet

Londër: Një automobil i ka goditur këmbësorët afër një muzeu


Policia në vendin ku me një automobil sot pasdite janë sulmuar këmbësorët në Londër
Policia në vendin ku me një automobil sot pasdite janë sulmuar këmbësorët në Londër

Shërbimet e emergjencës në Londër me të shpejtë kanë arritur në Muzeun Natyror Historik në Londër, pasi një automobil i ka goditur sot pasdite këmbësorët afër ndërtesës. Policia tha se një numër i njerëzve ishin lënduar, ndërsa një person ishte arrestuar në vendin e ngjarjes.

Në fotografitë e publikuara është parë një makinë me ngjyrë të argjendtë dhe një person i rrëzuar në tokë, raporton agjencia AP nga Londra.

Përplasja ka ndodhur në orën 14:20 sipas kohës së Londrës, periudhë e ditës kur muzeu në qendër të Londrës zakonisht është i mbushur me njerëz dhe turistë.

Nuk ka pasur deklaratë të menjëhershme të autoriteteve për numrin e të lënduarve.

Pronarëve të bizneseve në këtë hapësirë u është thënë që të evakuohen, ndërsa policia e ka krijuar një shirit të sigurisë rreth hapësirës disa minuta pas incidentit, duke i mbyllur disa rrugë.

Mbi vendin e ngjarjes kanë fluturuar helikopterët e policisë.

XS
SM
MD
LG