Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kremlini: Janë liruar të gjithë protestuesit e arrestuar


Pamje nga protesta e djeshme në Shën Petersburg

Ministria e brendshme e Rusisë thotë se autoritetet i kanë liruar të gjithë demonstruesit, të cilët ishin arrestuar për pjesëmarrje në tubimet e djeshme të pautorizuara në gjithë Rusinë, që koinciduan me ditëlindjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 7 tetor.

Kjo ministri ka njoftuar sot se gjithsej 131 vetë ishin arrestuar për pjesëmarrje në 26 tubime ilegale në gjithë Rusinë.

Ministria tha se janë ngritur 71 akuza për kundërvajtje administrative, ndërsa 60 të arrestuar të tjerë duhet të paraqiten në gjykata.

Megjithatë, grupi që i monitoron arrestimet e motivuara politikisht tha se i ka domumentuar së paku 271 raste të njerëzve të arrestuar gjatë protestave të djeshme.

Kjo organizatë e njohur me emrin OVD-Info, me seli në Moskë, tha se 62 vetë janë arrestuar mbrëmë në Shën Petersburg.

Organizata Amnesty International dje ka kërkuar nga autoritetet e Rusisë që menjëherë t’i lirojnë protestuesit e arrestuar dhe t’i hetojnë dyshimet se policia ka përdorë “forcë brutale” kundër demonstruesve në qytetet Shën Petersburg dhe Jakutsk.

XS
SM
MD
LG