Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq do të reduktojë stafin në Afganistan


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), kanë raportuar se do të zvogëlojnë në mënyrë drastike, operacionet e tyre në Afganistan.

Kjo deklaratë erdhi pas vrasjes së shtatë punonjësve të Kryqit të Kuq, nga një sulm në Afganistan.

Deklarata e komitetit të Kryqit të Kuq, nënvizon sigurinë e përkeqësuar për punëtorët që operojnë në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Ekspozimi nga rrezikut është bërë brenga dhe sfida jonë më e madhe”, ka thënë Monika Zanarelli, shefe e Kryqit të Kuq në Afganistan.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, përpos të reduktojmë drastikisht prezencën tonë në Afganistan”, ka shtuar ajo.

Sipas ushtrisë amerikane, qeveria afgane kontrollon jo më shumë se 60 përqind të vendit, pjesa tjetër kontrollohet nga talebanët dhe grupet tjera kryengritëse.

XS
SM
MD
LG