Ndërlidhjet

Arrestohet dhëndrri i ish-kryeministrit pakistanez


Ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.
Ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.

Është arrestuar dhëndrri i ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, nën akuzat për korrupsion.

Ministri i kabinetit, Talal Chaudhry, ka thënë se Muhammad Safdari, ishte arrestuar në aeroportin e Islamabadit, pas kthimit të tij nga Londra.

Ai u arrestua vetëm pak orë përpara se ai dhe bashkëshortja e tij, Maryam Nawaz do të dilnin para gjykatës kundër korrupsion.

Ish-presidenti pakistanez, Nawaz Sharif, vajza e tij, dhëndrri dhe dy djemtë po përballen me akuza për korrupsion.

Sharif ishte përjashtuar nga detyra në Korrik, ndërsa ka mohuar çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG