Ndërlidhjet

BE do të filloj bisedimet me Kirgizinë rreth marrëveshjes së re


Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë dhënë Komisionit Evropian dhe shefes për politikë të Jashtme, Frederica Mogherinit, një mandat për të negociuar marrëveshjen e re politike në mes të BE-së dhe Krigizisë.

Deklarata bën të ditur se “partneriteti” Bruksel- Bishkek, bazohen në “përkushtimin e Kirgizisë për të ndërmarrë reforma që përforcojnë demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, gjykata të pavarura dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

Kjo deklaratë erdhi vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në Krigizi, më 15 tetor.

BE pret që këto zgjedhje “ të jenë në përputhje me obligimet ndërkombëtare, në mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, gjithëpërfshirëse dhe transparente”.

Kritikët e presidentit të Krigizisë, Almazbek Atambaev, i cili e ka të ndaluar me kushtetutë të kërkoj një mandat të dytë, e kanë akuzuar se po përdor ndikimin e tij për të mbështetur kanidatin e partisë në pushtet.

XS
SM
MD
LG