Ndërlidhjet

GJED mbështet sanksionet ndaj Yanukovich-it


Ish- presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka mbështetur sanksionet e imponuara nga Bashkimi Evropian mbi ish-presidentin ukrainas, Viktor Yanukovich dhe djalin e tij Oleksandr.

Gjykata me bazë në Luksemburg konfirmoi ngrirjen e fondeve të tyre për periudhën nga marsi i vitit 2015 deri në mars 2016, duke mbështetur një vendim të mëparshëm nga Gjykata e Përgjithshme.

Në një deklaratë, GJED-ja tha se Viktor dhe Oleksandr Yanukovych, kishin sfiduar sanksionet e BE-së që u vendosën me arsyetimin se ata ishin subjekt i hetimeve paraprake në Ukrainë për shkeljet e lidhura me shpërdorimin e fondeve publike.

Por gjykata tha se shqetësimet e Yanukovychit mbi paanshmërinë e sistemit gjyqësor ukrainas "nuk janë në gjendje të vënë në pikëpyetje akuzat e bëra kundër tyre ... ose të demonstrojnë se situata e tyre e veçantë ishte prekur nga problemet në sistemin gjyqësor ukrainas ".

Yanukovych, një mik i Moskës u rrëzua nga posti me protesta masive në Kiev në shkurt 2014 dhe u arratis në Rusi.

XS
SM
MD
LG