Ndërlidhjet

Barcelonë: Mijëra vetë morën pjesë në tubimin për Spanjën unike


Pamje nga tubimi i sotëm për unitetin e Spanjës në Barcelonë

Qindra mijëra njerëz kanë dalur sot në rrugët e Barcelonës duke kërkuar mbetjen e Katalonjës në Spanjë, dy ditë pasi ligjvënësit rajonalë votuan për pavarësi nga Spanja, duke e thelluar edhe më tepër krizën politike.

Organizuesit thanë se qëllimi i tubimit ishte për ta mbrojtur unitetin e Spanjës dhe për ta refuzuar “një sulm të paprecedent në historinë e demokracisë”, raporton agjencia AP nga Barcelona.

Grup i cili e organizoi demonstratën, Societat Civil Catalana, tha se në tubim kanë marrë pjesë më tepër se një milion njerëz, por policia tha se numri i pjesëmarrësve ishte 300 mijë.

Disponimi ishte festiv, ndërsa demonstruesit i kanë valvitur flamujt e Sanjës, të Katalonjës dhe të Evropës, dhe kanë brohoritur slogane në favor të mbetjes së Katalonjës në Spanjë.

Nuk është raportuar për incidente të dhunës.

XS
SM
MD
LG