Ndërlidhjet

Komunistët rusë shënojnë të martën 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik


Moskë, 1917.
Moskë, 1917.

Mbështetësit e Partisë Komuniste të Rusisë do të shënojnë të martën në Moskë njëqindvjetorin e Revolucionit Bolshevik.

Partia Komuniste u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të përdorin slogane të partisë, të tilla si: “Rroftë Revolucioni Socialist”, “Jemi krenarë për vendin e sovjetikëve”, "Paqe kombeve, tokë fermerëve, të korra punëtorëve".

Autoritetet në Moskë kanë thënë më 3 nëntor se kanë lejuar tubimin e 5,000 njerëzve.

Më 7 nëntor, 1917, Vladimir Lenin ka udhëhequr Revolucionin Bolshevik, i cili ka çuar në më shumë se 70 vjet të sundimit komunist në Rusi.

Në vitin 2005, presidenti rus, Vladimir Putin, ish-oficer i KGB-së, e ka zëvendësuar festën e 7 nëntorit me Ditën e Unitetit Kombëtar që shënohet më 4 nëntor.

Megjithatë, kufoma e balsamuar e Leninit vazhdon të shtrihet në një mauzole jashtë mureve të Kremlinit.

XS
SM
MD
LG