Ndërlidhjet

BE trajton sfidat që paraqesin "lajmet e rreme"


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka nisur konsultime publike për "lajmet e rreme" dhe dezinformimin online, ndërsa do të krijojë edhe një grup ekspertësh për trajtimin e këtyre kërcënimeve deri në pranverë të vitit 2018.

Komisioni Evropian ka miratuar mocionin të hënën, në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme për, siç thonë zyrtarët perëndimorë, përpjekjet e Rusisë për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndikuar zgjedhjet.

BE do që qytetarët, platformat e mediave sociale, organizatat e lajmeve, hulumtuesit dhe autoritetet publike të kontribuojnë në konsultime deri në mes të shkurtit, me fokus në atë që BE-ja ka bërë deri tani dhe çfarë mund të bëjë në të ardhmen.

Grupi i ekspertëve, që do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, pritet të nisë punën në fillim të janarit.

XS
SM
MD
LG