Ndërlidhjet

Rusia shpall REL-in dhe Zërin e Amerikës agjentë të huaj


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë e Rusisë lëshoi një deklaratë ku Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës listohen si “media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”.

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj, Ministria tha se në përputhje me ligjin e ri rus për mediat, ka vendosur të listojë Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës, kanalin Current Time, shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë dhe disa media të tjera si "media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj".

"Jemi në dijeni për njoftimin e sotëm nga Ministria e Jashtme e Rusisë, por nuk kemi marrë detaje se çfarë do të thotë ky etiketim për ne", tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent.

Presidenti i REL-it reagon pas vendimit të autoriteteve ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

"Radio Evropa e Lirë është kompani mediatike, e angazhuar në mbulimin profesional të lajmeve nga Rusia dhe vendeve të tjera. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj gazetarisë së saktë dhe gjithëpërfshirëse", tha Kent.

Ligji rus për mediat ka kaluar shpejt në parlament dhe është nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ligji është “përgjigje simetrike”, pasi kanali RT, i financuar nga shteti rus, është dashur të regjistrohet si agjent i huaj në SHBA.

SHBA e ka marrë këtë vendim, pasi RT-ja dyshohet se ka shërbyer si platformë e Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Zyrtarët amerikanë thonë se veprimi rus nuk është simetrik, pasi, sipas tyre, ligji amerikan dhe ai rus dallojnë dhe Rusia e shfrytëzon legjislacionin për “agjentët e huaj” për të heshtur kundërshtarët.

Hakmarrja me media
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:06:43 0:00

XS
SM
MD
LG