Ndërlidhjet

Cristiano Ronaldo përsëri e fitoi Topin e Artë


Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo, e ka fituar çmimin Topi i Artë si lojtari më i mirë për vitin 2017.

Ky është triumfi i tij i katërt në pesë vitet e fundit në këtë garë prestigjioze.

Lojtari 32 vjeçar i Real Madridit këtë vit i ka fituar disa çmime të larta. Në muajin tetor ai u shpall futbollisti më i mirë i FIFA-s, ndërsa në gusht ai e fitoi çmimin për futbollistin më të mirë të UEFA-s, në periudhën 2016-2017.

Ylli futbollistik i Argjentinës, Lionel Messi, i cili këtë vit u plasua i dyti në garën për Topin e Artë pas Ronaldos, është njëri nga lojtarët e rrallë që Topin e Artë e ka fituar pesë herë.

Ky çmim prestigjioz jepet nga revista France Futboll (Futbolli Francez).

XS
SM
MD
LG