Ndërlidhjet

OKB paralajmëron krizë të re të refugjatëve sirianë në Evropë nëse ndalen ndihmat


Komisioneri i Lartë i OKB-së, për refugjatët në Lindje të Mesme, Amin Awad

Refugjatët sirianë mund të kërkojnë të nisen në Evropë në rast se nuk ka qëndrueshmëri në programet e ndihmës për vendet fqinje të cilat i kanë strehuar ato, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Komisioneri i Lartë i OKB-së, për refugjatët në Lindje të Mesme, Amin Awad, ka thënë se agjencia ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Ai ka listur një “mori arsyesh”, duke përfshirë, “një numër të madh të refugjatëve në rajon, statusin gjeopolitik dhe një rajon me klimë të dhunës”.

“Ne kemi pasur një eksperiencë më 2015 dhe nuk duam që ajo të përsëritet”, ka thënë ai.

Mungesa e financimit dhe shkurtimi i shërbimeve gjatë atij viti ndikuan që 1 milion refugjatë të nisen drejt Evropës, ka thënë ai.

Sipas tij, një marrvëveshje BE-Turqi e ka ndaluar migrimin.

Aktualisht, Turqia strehon 3.3 milionë refugjatë sirianë, si vendi me numrin më të madh të këtyre refugjatëve, të përcjellur nga Libani me 1 milion.

“Këta janë kontribuesit më të mëdhenj, ata janë kontribues të vërtetë. Ata kanë ofruar hapësirë dhe kujdes ndërkombëtar”, ka thënë Awad.

Ai ka njoftuar edhe për shqetësimet e vendeve që kanë strehuar refugjatë lidhur me sigurinë, krizën ekonomike dhe ksenofobinë.

XS
SM
MD
LG