Ndërlidhjet

Novergjia ndërpren eksportin e armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe


Luftëtarët huthi në Jemen
Luftëtarët huthi në Jemen

Norvegjia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndaluar eksportin e muncionit dhe armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas situatës në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në të cilën bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke luftuar me rebelët shiitë për afro tri vite.

Ministrja e Jashtme, Ine Eriksen Soreide, ka thënë se ajo “nuk ka informacione” se ndonjë eksport ushtarak norvegjez është përdorur në Jemen, mirëpo “ka shqetësime të mëdha” për krizën humanitare në këtë vend, transmeton AP.

Eriksen Soreide ka thënë se Norvegjia ka lejuar shitjen e armëve dhe municionit në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2010.

Qeveria e Emirateve nuk ka komentuar ende lidhur me vendimin e Norvegjisë.

Koalicioni i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht janë duke luftuar kundër rebelëve huthi nga marsi i vitit 2015.

Sidoqoftë ky koalicion ka bërë pak zhvillim në betejat e përgjakshme, pasi rebelët e përkrahur nga Irani kontrollojnë ende një pjesë të vendit.

Në këto luftime kanë mbetur të vdekur më shumë se 10,000 persona derisa rreth 3 milionë të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Jemeni është vendi më i varfër në botën arabe.

XS
SM
MD
LG