Ndërlidhjet

Kompania Weinstein para falimentimit


Producenti i filmit, Harvey Wienstein.
Producenti i filmit, Harvey Wienstein.

Një studio në Nju Jork, e bashkëthemeluar nga producenti i filmit, Harvey Weinstein, do të paraqesë falimentimin, pasi bisedimet për shitjen e aseteve të saj te një grup investitorësh kanë dështuar.

Bisedimet kanë përfunduar dy javë më parë, kur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork ka ngritur padinë kundër kompanisë Weinstein.

Drejtorët u cituan të kenë thënë se falimentimi është i vetmi opsion i mundshëm.

Weinstein përballet me dhjetëra akuza për abuzim seksual, përfshrië përdhunimin.

"Kompania Weinstein ka qenë e angazhuar në një proces aktiv të shitjes, me shpresë për të ruajtur asetet dhe vendet e punës", tha bordi përmes një deklarate që e transmetojnë disa gazeta amerikane.

"Diskutimet kanë përfunduar pa marrëveshje të nënshkruar", thuhet në deklaratë.

Sipas saj, "procesi i rregullt i falimentimit" është "i vetmi opsion i mundshëm për të maksimizuar vlerën e mbetur të kompanisë".

XS
SM
MD
LG