Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump rrit tarifat e çelikut, partnerët kërcënojnë me hakmarrje


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara reaguan me zemërim pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian thanë se do të dalin me kundërmasa ndaj tarifave të reja.

“Ne nuk do të rrimë ulur, derisa industria jonë goditet me masa të padrejta", tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Meksika, Kina dhe Brazili thanë po ashtu se po peshojnë hapat hakmarrës.

Trump, në një postim në Twitter, tha se SHBA-ja “është shkatërruar nga tregtia e padrejtë dhe politika e keqe”.

Ai tha se importet e çelikut do të përballen me një tarifë prej 25%, ndërsa të aluminit 10%.

Kritikët thonë se tarifat e reja nuk do t’i mbrojnë vendet e punës në Amerikë dhe se ato do t’i rrisin çmimet për konsumatorët.

Lajmi bëri që tregjet në Azi të bien të premten.

XS
SM
MD
LG