Ndërlidhjet

Turqia arreston një shtetas gjerman


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit për një shtetas gjerman, i cili është kapur teksa ka tentuar që të kalonte kufirin jugor të Turqisë, për të shkuar në Siri që të luftojë përkrah milicsë kurde, ka raportuar media shtetërore.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se burri i arrestuar, kishte qenë për katër vjet në ushtrinë gjermane.

Materialet digjitale dhe fotografitë që i janë gjetur të dyshuarit, kanë treguar se ai ka qenë në kontakt me milicinë kurde siriane, grup të cilin Ankaraja e konsideron terroriste.

Media shtetërore turke ka raportuar se i arrestuari ka pranuar se ka dashur t’i bashkohet milicisë kurde. Ai po akuzohet se ka dashur që të “ndihmojë një grip terrorist”.

Turqia thotë se Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG) janë organizatë terroriste që kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Por, YPG nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore shihet si lojtar kyç në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG