Ndërlidhjet

Qeveria e brishtë për t’u përballur me sfidat


Kuvendi i Kosovës

Vendimi i Listës Serbe për të braktisur koalicionin qeverisës, të cilin tashmë e përbëjnë vetëm partitë shqiptare: Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e re, e ka bërë Qeverinë e Kosovës mjaft të brishtë, vlerësojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, të pushtetit dhe opozitës, si dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Zenun Pajaziti, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës gjendet përballë presionit të përfaqësuesve të Listës Serbe, porse partitë në pushtet duhet të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të mos lejojnë imponimin e agjendave nga jashtë, në këtë rast nga Beogradi.

“Këto momente nuk janë të lehta për t’u menaxhuar. Por, jam i sigurt që lidershipi në Kosovë, institucionet e Kosovës, Qeveria, Kuvendi, Presidenca, partitë politike, opozita, do të jenë të koordinuara, të gjitha, që të ecim tutje dhe të përballemi me këto sfida. Nuk mendoj që tash, sa herë që të kemi një sfidë të tillë, të ndërrohen qeveritë. Cilado qeveri që do të ishte, Kosova duhet të përballet me këto sfida. Mendoj që aspak nuk duhet ta kthejmë temën në diçka që nuk është jetike për ne”, thotë deputeti Pajaziti.

DASH-i dënon ngjarjet në Mitrovicë

Mogherini: BE-ja pret vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e paqes

Në anën tjetër, Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo opozitare, e cila kohët e fundit ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se situata e re e krijuar pas braktisjes së Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, i jep përgjegjësi më shumë partisë që ai i takon.

Në këtë kontekst, siç thotë ai, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të sillet në baze të fuqisë politike që ka në Kuvend dhe kjo sjellje, sipas tij, nënkupton që të mos futet në aventura të pallogaritura, por si prioritet të parë ta shohë interesin e vendit.

“Qeveria ka qenë që nga fillimi e brishtë dhe e varur nga Lista Serbe, për të cilën ne i kemi pasur vërejtjet tona dhe kemi insistuar gjithmonë që Qeveria e Kosovës duhet të jetë një qeveri, e cila nuk duhet të varet nga faktorë të jashtëm, por duhet të varet nga faktorë të brendshëm politikë të Kosovës. Unë nuk mund të paragjykoj, por interesi i vendit është para interesave partiakë dhe do të ishte më e mira që të shkohet në zgjedhje dhe pastaj të prodhojmë realitetin politik. Por, të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet”, thotë deputeti Gashi.

Por, sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, Qeveria aktuale e Kosovës do të përpiqet që ta vazhdojë mandatin me çdo kusht dhe për një gjë të tillë, të paktën është i interesuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai thekson se as zgjedhjet e reja eventuale nuk mund të përjashtohen.

Analisti Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se nga zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme parlamentare nuk ka kaluar as një vit dhe duhet pasur parasysh që askush nuk mund të garantojë se në zgjedhje të reja eventuale, Lista Serbe të mos e ketë rezultatin e njëjtë për kah numri i votave të fituara.

“Pra, si një zgjidhje, nëse mund të quhet e lehtë ose si një zgjidhje që mbase mund të konsiderohet ndër të vetmet të mundshmet, ndoshta mund të jetë një qeveri e ashtuquajtur teknike. Kur them teknike, do të thotë me pjesëmarrjen edhe të partnerëve tjerë në koalicion, në kuptimin që të çohen përpara disa vendime dhe disa procese, të cilat kanë mbetur pezull. Por, nuk e di se sa për një gjë të tillë janë të gatshme subjektet tjera politike shqiptare, që do të mund ta nxirrnin, në njëfarë forme, vendin nga kriza. Përndryshe, zgjidhja më e lehtë është që të shkohet në zgjedhje”, thotë Mushkolaj.

Megjithatë, ai shton se procesi i ri zgjedhor eventual do të nënkuptonte bllokimin e veprimeve, vendimeve dhe proceseve, gjë që do të krijonte situatë të papërshtatshme në vend.

Sidoqoftë, vendimi i Listës Serbe për të braktisur Qeverinë e Kosovës ka ardhur pas zhvillimeve të ditës së hënë në Mitrovicë dhe arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

Gjuriq dërgohet në stacionin policor në Prishtinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:11 0:00

  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG