Ndërlidhjet

Medvedev: Do t'i përballojmë sanksionet amerikane


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se vendi i tij do t'ia dalë edhe me rrethin e fundit të sanksioneve të SHBA-së, ndonëse rubla vazhdoi të bie për të tretën ditë me radhë.

"Nuk ka dyshim se do ta përballojmë këtë presion. Kemi mësuar se si ta bëjmë", tha Medvedev në një fjalim para Dumës ruse.

"Në fund të ditës, të gjitha këto veprime do t'i kthejmë në dobi të ekonomisë sonë. Por, nuk do t'i harrojmë ata që vazhdojnë të nxisin këtë politikë anti-ruse", tha Medvedev.

Monedha ruse ra të mërkurën për 1.4 përqind, përkatësisht 63.9 në krahasim me dollarin amerikan.

Pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër dhjetëra manjatëve rusë, kompanive, zyrtarëve dhe figurave politike që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin, pjesërisht për shkak të, siç është thënë, "aktiviteteve të këqija në gjithë botën".

XS
SM
MD
LG