Ndërlidhjet

Rohani kritikon vendimin për ndalimin e aplikacionit Telegram


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka kritikuar ndalimin e aplikacionit Telegram në vend, duke thënë se administrata nuk e mbështetë këtë vendim.

“Qeveria dëshiron një internet të sigurt, por jo të kontrolluar”, ka shkruar Rohani në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka thënë se ndalimi as nuk është urdhëruar, por as nuk është mbështetur nga Qeveria.

“Ne duam që informacioni të jetë i lirë dhe gjithashtu që qytetarët tanë të kenë të drejtë për të zgjedhur”, ka thënë ai, duke shtuar se bllokimi i qasjes së këtij aplikacioni të mesazheve “është e kundërta e demokracisë”.

Gjykata për Media dhe Kulturë e Iranit, më 30 prill ka urdhëruar mbylljen e Telegramit, duke argumentuar se ky aplikacion rrezikon sigurinë e vendit.

XS
SM
MD
LG