Ndërlidhjet

Fancy Bears dyshohet të ketë sulmuar njësinë suedeze kundër dopingut


Ilustrim.

Organizata suedeze e sportit ka thënë të martën se kompjuterët e saj janë sulmuar nga grupi rus, Fancy Bears, duke fituar qasje dhe publikuar të dhëna të testimeve që organizata u ka bërë altetëve për doping.

Një mori sportesh kanë qenë cak i sulmeve në vitet e fundit.

Rusisë i është ndaluar gara si ekip kombëtar në Lojërat Olimpike në Pjongçang për shkak të abuzimeve sistematike lidhur me doping.

“Informacioni ka qenë kryesisht biseda të emaileve, mirëpo materiali dhe testimet kundër dopingut janë bërë publike”, ka thënë përmes një deklarate Konfederata Suedeze e Sportit.

Aty po ashtu është thënë se sulmi është kryer nga Fancy Bears, të cilën qeveritë perëndimore dhe ekspertët e sigurisë e kanë lidhur me një agjenci ruse të spiunimit të fajësuar për operacionet kibernetike që kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Konfederata ka thënë se sulmi ka pasur qëllim diskreditimin e aktiviteteve kundër dopingut.

XS
SM
MD
LG