Ndërlidhjet

Migranti që shpëtoi 4-vjeçarin fiton shtetësinë franceze


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti Mamoudou Gassaman.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti Mamoudou Gassaman.

Një migrant nga Mali, i cilësuar si hero pasi shpëtoi një djalë të vogël, i cili varej në një ballkon në Paris, do të shpallet shtetas francez.

Mamoudou Gassama u ngjit jashtë ndërtesës për të shpëtuar 4-vjeçarin.

Një video e tregoi atë duke u ngjitur nga ballkoni në ballkon deri në katin e katërt.

Pasi e priti atë në Pallatin Elysee, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Gassama do të bëhet shtetas i natyralizuar.

Macron e falënderoi Gassaman, i dha Medaljen e Guximit dhe tha se do t'i ofrohet punë në shërbimin e zjarrfikësve.

Gassama tha se ka arritur në Francë vitin e kaluar, duke bërë udhëtimin e gjatë dhe të rrezikshëm për në Evropë përmes Detit Mesdhe.

Gassama tha se ka qenë duke kaluar andejpari kur ka parë një turmë të mbledhur para një ndërtese në Paris.

"Nuk kam pasur kohë të mendoj, kam kaluar turmën dhe kam shpëtuar fëmijën", tha ai.

XS
SM
MD
LG