Ndërlidhjet

Kosova dhe Mali i Zi dakordohen për heqjen e taksës kufitare


Kosovë- Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, u takua me ministrin e Infrastrukturës së Malit të Zi, Osman Nurkoviq

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë duke rishikuar disa politika të rritjes së bashkëpunimit, ndërkohë që po shqyrtohet edhe mundësia e heqjes së taksës kufitare.

Ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj janë takuar sot në Prishtinë ku kanë diskutuar për disa projekte bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.

Aty është premtuar se shumë shpejtë do hiqet taksa kufitare.

“Ajo që është dakorduar në këtë takim, është që të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe heqjen e taksës kufitare”, citon komunikata ministrin Pal Lekaj

Edhe ministri i Malit të Zi, Nurkoviq beson se shumë shpejtë do mënjanohet taksa kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

“Këtë e kemi identifikuar si një barrierë e cila i pengon bizneset dhe besoj që shumë shpejtë do ta mënjanojmë. Për këtë çështje kemi përkrahjen e të dy kryeministrave tanë”, ka thënë Nurkoviq.

Të dy ministrat janë pajtuar se mënjanimi i kësaj takse, do ta shtonte qarkullimin e qytetarëve në të dyja anët e kufirit dhe do të ndikonte në thellimin e marrëdhënieve reciproke.

XS
SM
MD
LG