Ndërlidhjet

Përfundon protesta në Poterq të Klinës


Ilustrim

Në Poterq të Epërm të Komunës së Klinës përfundoi protesta e disa banorëve shqiptarë, të cilët kundërshtuan ardhjen e disa pelegrinëve të komunitetit serb, për të festuar në kishën e këtij fshati.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e komunitetit serb kanë shënuar një festë të tyre.

Shqiptarët e kundërshtuan ardhjen e qytetarëve serbë pasi në fshatin e tyre ka pasur të vrarë nga forcat e armatosura serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG